AKTUALITET, 16 Dhjetor 2020, 22:26

Menaxhimi i Covid-19/ Tritan Shehu debat me Silva Binon: Prandaj e ke katandisur kështu…!

Menaxhimi i Covid-19/ Tritan Shehu debat me Silva Binon: Prandaj e ke katandisur

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP), Silva Bino, është përplasur ashpër me ish-deputetin e Partisë Demokratike, mjekun Tritan Shehu.

Të dy, në një lidhje me Skype për emisionin “Open”, kanë diskutuar lidhur me vaksinën anti-COVID, por ndërhyrja e Shehut, e ka nxehur Binon. Kjo e fundit, i ka kërkuar që të mos i ndërhyjë në fjalën e saj, ndërsa demokrati e ka akuzuar për mungesë profesionalizmi.

PJESË NGA DEBATI:

Silva Bino: Duro, duro flet kot më kot. Jam aq e qetë s’ka.

Tritan Shehu: Qetësohu!

Silva Bino: Më vjen keq që flet kështu një profesor.

Tritan Shehu: Prandaj e ke katandisur kështu…

Silva Bino: E kam bërë me program. Mos më ofendo. Mbylle tani. Kaq!.Ofendon pa pikën e respektit. Nuk të ka lezet. Nuk të ka pikën e lezetit që ofendon. Kemi punuar aq e kaq vite. Prandaj mos ofendo. Dëgjo me vëmendje.