AKTUALITET, 16 Dhjetor 2020, 21:16

Kur vjen vaksina anti-COVID në Shqipëri? Përgjigjet Rakacolli: Do ta marrim në muajt e parë të vitit 2021

Kur vjen vaksina anti-COVID në Shqipëri? Përgjigjet Rakacolli: Do


Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka komentuar hartën e publikuar për shpërndarjen e vaksinës, në të cilën parashikohen që anti-COVID në vendin tonë do të mbërrijë në vitin 2021.

E ftuar në “Open”, Rakacolli u shpreh se nuk ka informacion se ku janë bazuar për krijimin e hartës, duke u shprehur se Shqipëria do të marrë vaksinë në muajt e parë të 2021.

Harta është bërë me parashikimi. Varet nga niveli i informacionit për vendin që kanë. Nuk e di informacionin që ka marrë për të përllogaritur këtë lloj afati. Nuk e di çfarë informacioni kanë marrë, e them me përgjegjësi. Shqipëria do ta ketë të gjithë mundësinë për të marrë vaksinën në muajt e parë të 2021. Po punojmë me COVAX,”-u shpreh Rakacolli.