AKTUALITET, 20 Janar 2020, 18:08

“Mediat më bënë sikur të isha Pablo Escobar”, Raul Bravo flet për akuzat ndaj Kovacevic

“Mediat më bënë sikur të isha Pablo Escobar”,

Figura e Raul Bravos është rikthyer në plan të parë pasi mendohet se ai është një nga atentatorët e Darko Kovacevic në Athinë. Ish-lojtari i Real Madrid dhe Olympiakos u mbrojt në mikrofonin e "Radio Marca", për thashethemet që e vendosin atë si një nga autorët.

Ai pretendon se ish-futbollisti serb ka kontaktuar me të, për të zbuluar se si është pas asaj që ndodhi. “Darko më thirri për të më pyetur se si isha, ne kemi qenë shokë në një dhomë dhe kemi një marrëdhënie shumë të mirë", - tha ish-futbollisti spanjoll.

Më pas, Bravo me shaka shtoi absurditetin që shkaktojnë akuzat dhe u shpreh. Netflix është shumë pak me filmin që po bëjnë këtu. Nuk kam pse ta pastroj emrin tim. Njerëzit e dinë se si jam. Ata më vendosën në nivelin e Al Capone, Pablo Escobar ose‘ Chapo ‘Guzmán … kjo është një çmenduri!", komentoi ish-lojtari.