AKTUALITET, 20 Janar 2020, 17:49

Dibala i “shkel” syrin Pogba: Shpresoj të festojmë sërish bashkë, Gatuzo? Një i çmendur

Dibala i “shkel” syrin Pogba: Shpresoj të festojmë

Paulo Dibala është kthyer të jetë një nga futbollistët më të rëndësishëm për Juventusin e këtij sezoni. Argjentinasi i cili u duk thuajse i larguar në verë tashmë ka marrë rolin që i takon në skuadër duke e udhëhequr atë.

Në një intervistë të fundit, numri 10 i bardhezinjve i ka bërë një ftesë mesfushorit Pogba teksa thekson se shpreson të festojnë sërish bashkë. Ndërkohë, 26-vjeçari ka kujtuar edhe kohën kur stërvitej nga Gatuzo, për të cilin shprehet se është një i çmendur por në kuptimin e mirë. “Me Pogba kemi një raport të shkëlqyer. Kur ai luante në Torino kërkonim gjithnjë mënyra të reja për të festuar golat. Kemi bërë shumë festime dhe i ndryshonim shpesh. Shpresoj që një ditë të rikthehemi të festojmë bashkë”.

Gatuzo? “Në Argjentinë themi gjithnjë “I çmendur në sensin e mirë”. Kur erdha fillimisht në Siçili më ndihmoi shumë. Edhe pse kjo nuk zgjati shumë, por ruaj kujtime të bukura. Nuk ishte gjithnjë i ëmbël, sidomos gjatë stërvitjeve. Por, ai kështu është ndërtuar”, u shpreh Dibala.