“The Talko” në një video promovuese për të pasurit në Shqipëri, tregon se si shumë prej tyre kanë fituar popullaritet vetëm falë parave që kanë.
Sakaq, bën dallimin mes njerëzve të pasur dhe atyre të varfër në vend, duke thënë se hendeku mes tyre është shumë i madh. "Të pasurit bëhen më të pasur, dhe të varfërit më të varfër”- kështu nis edhe video dedikuar jetës luksoze të njerëzve të pasur shqiptar. Sipas tyre ua kalojnë dhe të pasurve në Beverly Hills, Londër apo edhe Dubai.
“Shqipëria ka një perandori të tërë të fëmijëve të pasur. Pavarësisht nëse është trashëgimi apo puna e vështirë, këta milionerë, ose edhe fëmijë miliarderi, bredhin në të gjithë botën, dhe bëjnë pushimet më luksoze, kanë dhe makinat më të fundit, dhe shampanjë sa qeraja juaj”.
Disa prej personazheve që përmenden janë: Fatmir Hysenbelliu, Ermal Mamaqi, Saimir Mane, Vis Bajraktari etj. Teksa përmend biznesmenin Saimir Mane, thuhet se edhe pse nuk bën pjesë në grupin e fëmijëvë të pasur, ai mbetet njeriu me më shumë para në vend.
https://www.youtube.com/watch?v=mL20T_3qAp8