TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtarja Bleona Qereti nuk heq dorë nga pozat provokative dhe veshjet tejet seksi që i nxjerrin në pah format trupore.
Së fundmi në Instagram, Bleona ka postuar disa foto nga një fotosesion teksa duhet e veshur vetëm me të brendshme, e shtrirë mbi krevat.
Krahas fotos, Bleona shkruan se fotoja që kishte postuar ishte shkrepur në prapaskenë nga nëna e saj, Oli.
“Fotoja e parë është bërë me iPhone nga mami im Oli Qereti, rrëshqisni majtas për të parë foton e shkrepur nga profesionisti dhe më thoni a shihni ndonjë diferencë,”-shkruan Bleona.
Shqiptarja prej kohësh jeton në Amerikë, ku edhe ka vendosur që të ndjekë karrierën muzikore pas disa viteve shumë të suksesshme në Shqipëri.