TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Armina Mevlani është një nga blogeret dhe personazhet më të komentuara të showbiz-it shqiptar, e cila është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale. Së fundmi, Armina i është përgjigjur pyetjeve që disa fansa i kanë bërë në Instastory.
Njëri prej tyre e ka pyetur Arminën nëse vuan nga ndonjë gjë dhe ajo ka pohuar se vuan nga ankthi. Blogerja ka treguar se mundohet që ta kalojë këtë pjesë në mënyra të ndryshme, njëra prej të cilave është praktimi i yogës.
“Besoj se të gjithë në një moment të caktuar vuajmë nga problemet e ankthit. Është normale të ndihesh e pasigurt sepse asgjë nuk është e sigurt në jetë. Unë vuaj nga stomaku kur kam kriza paniku dhe ankthi, por ndodh në periudha të caktuara jo shpesh. Përpiqem të shoh anën pozitive të gjërave dhe të bëj shumë yoga”, shkruan Armina.
