LIFESTYLE, 15 Tetor 2019, 18:07

Më e dashuruar se kurrë, Olta Gixhari flet për të dashurin

Olta Gixhari është një prej aktoreve më të njohura shqiptare, e cila është shumë e komentuar në media për jetën e saj personale. Postimet e saj rrëmbejnë vëmendjen e të gjithëve dhe ajo komentohet gjithmonë.

Së fundmi, Olta i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj.

Njëri prej tyre e ka pyetur aktoren nëse ajo është e dashuruar dhe Olta ka bërë deklaratën e papritur, duke zbuluar dhe statusin e saj. “SHUMË”, ka shkruar Olta, duke lënë të nënkuptohet se është në një lidhje me një mashkull, i cili i ka rrëmbyer zemrën aktores.