AKTUALITET, 1 Nëntor 2019, 11:04

‘Më kapi nga fyti, më hipi sipër e më zbërtheu pantallonat’, gjykata e Elbasanit liron të riun që tentoi të përdhunonte studenten italo-shqiptare

‘Më kapi nga fyti, më hipi sipër e më zbërtheu



Gjykata e Elbasanit ka liruar 36-vjeçarin Olsi Canga i cili u arrestua pas tentativës së përdhunimit të një studenteje disa ditë më parë. Rovena Zekaj, një shqiptare e rritur në Itali, denoncoi më 30 tetor, se tri persona tentuan t’a përdhunojnë. E rikthyer në Shqipëri përmes programit të shkëmbimit të studentëve Erasmus, ajo tha se një “Golf” i bardhë e ndoqi, ndërsa më pas e kapën pas pemëve dhe njëri prej tyre tentoi t’a përdhunonte. Ndërsa sot, gjykata vendosi lirimin e të riut me pretendimin se ka mungesë provash. Olsi Canga, 36 vjeç, u arrestua nga policia, ndërkohë që prokuroria kërkoi në seancën e sotme 40 ditë burg për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Rrëfimi i Rovena Zekës më 30 tetor për Report Tv:

Unë dola nga shpija dhe shkova te dyqani i cigareve. Erdhi një “golf” i bardhë dhe filloi të më kërcënojë me fjalë të pista, mora targën e makinës dhe thirra policinë, por më pas ato ndërruan makinë. Kaluan disa orë dhe polica i ndali, por nuk veproi. Kam lindur në Shkodër, por ka m jetuar në Itali. Faji nuk është i Shqipërisë, por i edukimit, se kjo gjë mund të më kishte ndodhur gjithkush. Por është faji i personave që nuk përdorin kokën.  Kur po kthehesha në shpi, se e pashë që makina u largua. Dhe një nga djemtë kishte ikur nga makina, dhe unë për të mos u treguar se ku ishte shtëpi, ndërrova rrugë. Sa kalova rrugën, mbrapa pemëve më kapi nga fyti dhe më rrëzoi përtokë, më hypi sipër dhe filloi të më prekte. Fakti që kisha një ‘body’ nuk mund të ma tërheqte. Ma shkyu, kur më zbërtheu pantallonat u ndez një dritë, se po bërtisja fort dhe ai iku. Kam njoftuar ambasadën italiane dhe kjo ka ndihmuar në veprimin e policisë shqiptare.