AKTUALITET, 6 Qershor 2021, 23:07

Krim makabër brenda familjes në Shkodër, vëllai vret motrën

Krim makabër brenda familjes në Shkodër, vëllai vret

Një krim makabër raportohet në Shkodër. Një person ka vrarë motrën e tij.

Fabian Vuka ka vrarë me thikë të motrën, shtetasen Diana Vuka për motive ende të paqarta.

Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur në lagjen “3 heronjtë”.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilat kanë vënë në pranga autorin.

Bëhet e ditur se gruaja rreth të 50-ve kishte ardhur për pushime në Shkodër, pasi prej kohësh jetonte në Gjermani.