TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një lidhje për News 24, Feruzin Shehu thotë se ai nuk ka pasur konflikt me biznesmenin Gëzim Balla, por konfliktin e ka pasur me kreun e Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla.
Ai pretendon se në momentin që ka ndodhur ngjarja, policia ka qëlluar nëntë herë në drejtim të tij me qëllim për ta vrarë, ndërsa ai ka thënë se nuk ka pasur armë me vete.
Feruzin Shehu ka zbuluar se, ndodhet në arrati prej viti 2019 dhe nuk dorëzohet për faktin se komisariati i Bulqizës është i kapur dhe nga një vepër penale, kërkon ti ngarkojë të dytën.
Pjesë nga intervista:
Shehu: Dua drejtësi. Unë nuk kam pasur armë. Policia e Bulqizës ka gjuajtur nëntë herë drejt meje ditën e djeshme, për të më vrarë. Rrinë gjithë ditën, pihen e bëhen tapë dhe nuk dinë se ç’bëjnë. Unë kam ikur, se jam person në kërkim dhe konfliktin nuk e kam me Gëzim Ballën, por me kryetarin e Bashkisë së Bulqizës. Nuk kam pasur armë me vete, këto janë manipulime të kryetarit të Bashkisë së Bulqizës.
Pse nuk vetëdorëzoheni?
Shehu: Për arsye se nuk ka drejtësi, e komandon zoti Alla komisariatin. Unë jam në kërkim prej shtatorit të 2019. I bie me më fut dy çështje, kur se kam bërë një gjë pse të më vihet mua.
Për çfarë jeni në kërkim?
Shehu: Jam në kërkim për plagosje me dashje.
Keni pasur ngatërresë me persona të tjerë?
Shehu: Po, po, me persona të tjerë. Me Ballën nuk kam pasur asnjë konflikt. Do rri i fshehtë sepse nuk më lenë të qetë mua ata, më janë vënë keq.