AKTUALITET, 20 Qershor 2020, 17:17

Rriten shifrat në Maqedoninë e Veriut, 185 të infektuar dhe 11 vìktima nga COVID-19

Rriten shifrat në Maqedoninë e Veriut, 185 të infektuar dhe 11

Ministria Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën me dije se, gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 1.364 testime, 185 prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv.

Numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 ka shkuar në 11, tetë persona prej të cilëve janë nga Shkupi.

Ndërkohë numri i personave të diagnostikuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë është mbi 5 mijë. Maqedonia e Veriut gjithashtu raporton 34 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin në total 1899.