AKTUALITET, 20 Qershor 2020, 18:38

E mori Covid-19 në QSUT, humb jetën i infektuari i parë nga Gjirokastra

E mori Covid-19 në QSUT, humb jetën i infektuari i parë nga

I prekuri i parë me COVID-19 nga Gjirokastra, ka humbur jetën gjatë transportit për në shtëpi.

Burime për “ABC News” bëjnë me dije se, 68-vjeçari ishte i shtruar në QSUT që prej 20 majit, për shkak se vuante nga hepatiti, ku edhe u infektua me koronavirus.

Ndërkohë vìktima në muajin qershor u konstatua me COVID-19, dhe më pas u transferua në spitalin Infektiv.

Gjatë ditës së sotme 68-vjeçari ka lënë spitalin Infektiv në gjendje të mirë shëndetësore, por rrugës për në Gjirokastër, në afërsi të Lushnjës, ka humbur jetën.