TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbi 380 forca Policie të ardhur nga Tirana, Shkodra dhe Fieri kanë mësyrë dje portin më të madh në vend, atë të Durrësit. Në operacion u angazhuan 10 qen antidrogë si dhe dy dronë për të parandaluar çdo dështim të aksionit për zbulimin e drogës që mund të fshihej në ambientet e brendshme të portit.
Por, rezultati i aksionit ishte një dështim spektakolar, pasi nga kontrolli i mbi 100 kontenierëve dhe 65 magazinave nuk u gjet asgjë e paligjshme përveç një pistolete zhurmuese apo targa false automjetesh. Operacioni “Porti i Pastër”, sipas Policisë synon kontrollin e personave në hyrje e dalje, kontrollin e mjeteve, mallrave, të peshkarexhave apo mjeteve të tjera lundruese që përdoren në Portin e Durrësit, si dhe në disiplinimin e qarkullimit të automjeteve. “380 forca policore, kryesisht të FLO Tiranë, Shkodër e Fier, ato të Policisë Kriminale, të ‘Shqiponjave’ të DVP Tiranë, Durrës, Elbasan e Fier, të Patrullave të Përgjithshme, Njësia Operacionale e Policisë Rrugore dhe ato të Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës e të Policisë Kufitare ushtruan kontrolle të imtësishme në të gjithë territorin e portit.
Në operacionin e kontrollit u përdorën edhe 10 qen antidrogë si dhe 2 dronë. U kontrolluan 106 kontejnerë, 65 magazina dhe objekte të ndryshme brenda portit, dhjetëra mjete lundruese, kryesisht peshkarexha, 345 automjete dhe rreth 770 persona. Gjatë kontrolleve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 pistoletë zhurmuese, thikë, vula të falsifikuara, targa mjetesh të falsifikuara, dokumente të kundërligjshme, si dhe sasi me cigare kontrabandë. Policia ka shoqëruar për veprime të mëtejshme 23 persona”, bëhet e ditur nga Policia e Shtetit./PANORAMA