TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Avioni i linjës "Blue Panorama", i nisur nga Roma rreth orës 19:30, nuk ka arritur të ulet në aeroportin e Rinasit, për shkak të mjegullës së dendur.
Avioni ka mbetur në ajër duke bërë disa rrotullime, deri sa është marrë vendimi që ai të ulet në aeroportin e Brindisit në Itali, rreth orës 23:00.
Pasagjerët e këtij fluturimi kanë përjetuar momente tmerri dhe pasigurie për disa orë.
Një pasagjer i tha TPZ.al, se për disa orë, askush në aeroport nuk u ka dhënë shpjegime se çfarë do të ndodhte me ta dhe se kur do të mund të nisen drejt Tiranës. Ata qëndruan deri në orën 05:00 të mëngjesit në karrike dhe u janë ofruar si ushqim, disa qese me patatina dhe lëngje frutash.
Pasagjeri i tha TPZ.al, se kompania i ka spostuar në një hotel, rreth orës 05:00. Avioni do të nisest drejt Tiranës, rreth orës 14:00.
Aeroporti i Rinasit u paralizua mbrëmjen e djeshme, për shkak të mjegullës së dendur.
E njëjta situatë u krijuar në datën 12 Janar, kur mjegulla e dendur paralizoi aktivitetin e aeroportit.
/TPZ.al/
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2020/01/20/avioni-mbeti-ne-ajer-per-disa-ore-dhe-me-pas-u-ul-ne-brindisi-shihni-si-kane-perfunduar-pasagjeret-e-blue-panorama/
