LIFESTYLE, 4 Maj 2020, 09:41

“Nuk rrinë lakuriq si në qytet”, gjyshja e Bes Kallakut i gjen nuse Ervin Kurtit: Merre nga fshati, janë 100 herë më të bukura

“Nuk rrinë lakuriq si në qytet”, gjyshja e Bes Kallakut i

Ditën e djeshme, moderatori Ervin Kurti udhëtoi drejt fshtatit Bubq, ku zhvilloi një intervistë në natyrë me gjyshen e Bes Kallakut. Në një bisedë të sinqertë, moderatori nuk i la as ‘ngacmimet’ ndaj Ijes së Besit. Në një moment Ervini i përmendi faktin se ende ishte beqar dhe kishte ngelur pa martuar, por gjyshja e aktorit të humorit i ka sugjeruar që nuset më të mira i gjen në fshat, pasi janë më të ndershme, dhe nuk vishen me dekolte si në qytet. Ndërsa Ervin Kurti i tha “Kam ngel pa martuar“, përgjigja e Ijes së Bes Kallakut ishte e qartë, merr një vajzë fshati. “Mos rri pa martu o non. Ke me shkollë sa të duash goca fshati, merre me shkollë. I goc fshati gjeje se ka 100 herë më të bukura se të qytetit, nuk rrin lakuriq si të qytetit ata…me lon çunat pa mend rrugës,”- u shpreh gjyshja e Bes Kallakut, duke shkaktuar të qeshurat e moderatorit Ervin Kurti.
 
View this post on Instagram
 

@ijabeskallakut ka vendosur te me gjeje NUSE, por kujdes jo nga ato qe zhvishen ?? @ediell_topchannel

A post shared by Ervin Kurti (@ervinkurti) on