AKTUALITET, 4 Mars 2019, 19:18

“Me armë në kokë e rrëmbyen”, reagon Dritan Leli: Jam shëndoshë e mirë, Berisha të mos më trembë fëmijët

Pas mesazhit denoncues të bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku thuhej se Dritan Leli, kryebashkiaku i Vlorës, ishte rrëmbyer në zyrën e tij, ky i fundit i ka hedhur poshtë këto zëra.

Në një intervistë për mediat lokale e një video-live në Facebook-un e tij, ai ka thënë se është shëndoshë e mirë dhe se askush nuk e ka kërcënuar apo rrëmbyer.

“Njerëz të tillë nuk arrijnë kurrë tek unë, u shpreh Leli.

“Unë jam në qytetin e Vlorës, mesa duket Saliu ka filluar të kujdeset edhe për mua. Do t’i këshilloja që të merret me fëmijët e tij dhe të mos trembë fëmijët e mi”, u shpreh Dritan Leli.

Videon në minutën e 6:30

Denoncimi i Berishës, i ardhur nga “qytetari dixhital”

Narkokryetari i bashkise, Leli merret peng!

Ai eshte anetar i bandave kriminale!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Doktor Berisha. Vlora eshte ne ditet me te keqija te terrorit.Prej dy javesh policia e vlores po mban te fshehur nje ngjarje kriminale. Kryetari i bashkise vlore Dritan Leli eshte marre peng ne zyren e tij me pistolete ne koke nga Beni i Nazmies (Arben Licaj i denuar me pare per vrasje) i cili me pas ka kercenuar edhe tre juristet e bashkise. Ceshtja ka te bej me pallatin qe ka bere Beni Nazmies, te cilin Dritan Leli bashke me vellain e tij Eduard Leli duan tja prishin dhe tja japin token per pallat Julian Metushit nje kapobande tjeter ne qytet. Dritan Leli detyron juristet te firmosin dhe ata nuk pranojne, pasi nga njera ane ata jane te frikesuar nga Beni Nazmies dhe nga ana tjeter se do humbin vendin e punes. Juristet e bashkise kane denoncuar ne polici dhe nuk e kuptoj pse policia nuk po leviz dhe pse e mban te fshehur. Leli eshte bere pjese e bandave ne qytet duke u dhene leje per pallate, hotele, tendera etj. Pritet qe te kete prap perplasje me arme ne vlore. Po jetojm dit te veshtira. Na ruajt zoti femijt. Kemi shume besim te ju doktor se do nderhyni si duhet.44141454