AKTUALITET, 22 Prill 2018, 19:37

Mbytet një burrë në Vlorë, 34-vjeçari nga Tirana merrej me zhytje

Mbytet një burrë në Vlorë, 34-vjeçari nga Tirana

Nje trup i pajete eshte gjetur ne vendin e quajtur Shpella e ”Haxhi Aliut”, ne Vlore.

Policia njofton se viktima eshte identifikuar si Armando Hallvaxhiu, 34 vjec nga Tirana i cili merrej me zhytje.

Trupi i pajetë po transportohet në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policise:

Vlorë

Informacion paraprak

Më datë 22.04.2018, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në Karaburun në vendin e quajtur Shpella e ”Haxhi Ali-ut”, është mbytur shtetasi A.H., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili merrej me zhytje.

Trupi i pajetë po transportohet në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.