TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një akt të paparë ndonjëherë, kryeministri Edi Rama ka dhënë një “shoë” para socialistëve që e pritën në takimin e elektoral në Pogradec. Kreu i qeverisë ka nxjerrë nga xhepi një filxhan kafeje dhe ka nisur të “lexojë filxhanin”, duke dhënë dhe “fatin” që sipas tij lexojnë liderët e opozitës.
Në shënjestër të ironisë ka qenë “Fallxhorja”, që për kreun e qeverisë është kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi. Rama nuk ka lënë pa shigjetuar edhe Fahri Balliun dhe djalin e tij, ish-deputetin e PD-së Klevis Balliu.
“Është zona e Bahri Falliut kjo. Doja t’jua tregoja me filxhan në dorë se çfarë i thotë fallxhorja Bahri Falliut.
I thotë: “Faro. Shoh një peshk të madh këtu në formë F-je. Lek i madh Faro. Lek i madh”.
“Po kjo K-ja këtu? Koran?” – e pyet Faro.
“Jo Faro. Kjo K-ja këtu është Klevisi”- i përgjigjet ajo.
“Po çfarë kërkon ky këtu? Do të më hajë lekët mua? Fallxhorja i thotë: “Joooo… ëëëë…. T’i ha Faro, por shiko si hapet rruga e gjolit këtu dhe ja ku e ke ku del një I që është Iliri. Shikoje Faro si e bën Ilirin zjarr… Edhe gjoli bëhet tigan dhe K-ja bëhet ministër drejtësie” – tha Rama. ©LAPSI.al
Më poshtë video e plotë. Shihni minutë e 39-të të videos për pjesën e filxhanit.