AKTUALITET, 24 Gusht 2021, 16:47

Motori humb kontrollin dhe përplaset me makinën e policisë te ‘5 maji’, tre të plagosur

Motori humb kontrollin dhe përplaset me makinën e policisë te

Nje aksident eshte regjistruar sot ne Tirane.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:44, në rrugën “5 Maji”. Burime zyrtare nga policia bene me dije se shtetasi me inicialet E. T., 26 vjeç duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin e tij, dhe ka dëmtuar mjetin e policisë me drejtues punonjësin e policisë R. T., 30 vjeç.

Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri në motomjet, të cilët u dërguan në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.