AKTUALITET, 24 Gusht 2021, 16:50

Rekord i zi në Greqi, dyfishohen rastet e reja me Covid-19, 32 viktima në 24 orë

Rekord i zi në Greqi, dyfishohen rastet e reja me Covid-19, 32 viktima

Greqia ka regjistruar ditën e sotme një rekord të ri të infektimeve me Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 4608 raste të reja nga 2600 që ishin një ditë më parë.

Numri i viktimave mbetet po i lartë duke u regjistruar 32 të tilla, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 13,466 vdekje.