AKTUALITET, 11 Gusht 2020, 10:50

Mbi 300 vīktima nga koronavirusi, ministri i Shëndetësisë në Kosovë: Mund të kemi mbyllje sërish

Mbi 300 vīktima nga koronavirusi, ministri i Shëndetësisë


Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar se vendi mund të shkojë përsëri drejt mbylljes.

Në një deklaratë, Zemaj tha se kjo mund të bëhet në mënyrë që të ruhet shëndeti dhe mirëqenia sociale e secilit qytetar.

“Asnjëherë nuk e përjashtojmë mbylljen sërish, nëse nuk iu përmbahemi masave mbrojtëse ndaj Covid-19. Na nevojitet një mbyllje që shtatori të na gjej më mire.

Një mbyllje duke u munduar ta lejojmë zhvillimin e jetës, por me kufizime të orareve të lëvizjes, që planifikohet të bëhet brenda këtij muaji”, u shpreh ministri.

Deklarata e Zemajt vjen në një kohë kur Kosova është drejt kolapsit shëndetësor.

Spital janë plot dhe të infektuar shtohen çdo ditë dhe numri i vīktimave ka shkuar mbi 300.