TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Fierit ka vënë nën sekuestro katër apartamente dhe një automjet me vlerë tregu 200 mijë euro, të cilat janë përfituar nga veprimtaria krīminale e tre shtetasve, në fushën e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie.
Burimet zyrtare nga Policia bënë të ditur se nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për vendosjen e konfiskimit të katër apartamenteve dhe 1 automjeti, konkretisht:
një apartament në lagjen Nr. 13, Durrës, në pronësi të shtetasit Çerciz Agallija, 37 vjeç, banues në Kraps, Fier; dy apartamente në lagjen Nr. 13, Durrës, në pronësi të shtetasit Klodjan Lamaj, 32 vjeç, banues në Banaj, Fier; një apartament në lagjen Nr. 13, Durrës dhe automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit Mariglen Hamataj, 29 vjeç, banues në Frakull, Fier.
KONFISKIMI
Konfiskimi u krye për llogari të procedimit pasuror të filluar për këta shtetas, pasi janë subjekt i ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.
Apartamentet e konfiskuara dyshohet se janë përftuar nga shtetasit e mësipërm nëpërmjet veprimtarisë krīminale në shtetin grek, ku këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datën 02.05.2011, kanë rrëmbyer një shtetas grek, pronar i një shoqërie tregtare private, me qëllim përfitimi dhe u kanë marrë familjarëve të tij shumën 1 milion e 300 mijë euro.
RRËMBIMI I BIZNESMENIT GREK
Çerciz Agallija, Klodjan Lamaj dhe Mariglen Hamataj në vitin 2011 kanë rrëmbyer një shtetas grek, pronar i një shoqërie tregtare private, me qëllim përfitimi dhe u kanë marrë familjarëve të tij shumën 1 milion e 300 mijë euro.
Referuar shkrimeve të bëra atë kohë në media, apartamentet janë blerë në datat 13-20 qershor 2011, vetëm pak ditë pasi këta persona kanë marrë peng biznesmenin.
Mjeku 67-vjeçar Manolis Karamolegos u mor peng teksa po punonte kopshtin e tij, në zonën e Stamatas.
Pasi është rrëmbyer, ai është dërguar në një zonë të thellë malore në pyllin e Agios Merkurios, ku rrëmbyesit i kishin përgatitur një kasolle të improvizuar.
Ata e lanë të lirë pengun dhe Policia mundi ta marrë 67- vjeçarin vetëm pasi familja e doktorit u pagoi pengmarrësve një gjobë prej 1 milion e 360 mijë eurosh, ndërsa shuma e parave u dorëzua nga familjarët në një tjetër kasolle të braktisur në zonën e Atikës.