AKTUALITET, 10 Gusht 2020, 22:17

Qyteti në zi nga vdekja tronditëse e 13-vjeçarit, Rama anullon vizitën në Delvinë

Qyteti në zi nga vdekja tronditëse e 13-vjeçarit, Rama anullon

Kreu i qeverisë Edi Rama ka anulluar një vizitë në Delvinë ditën e sotme për shkak të vdekjes tragjike të 13-vjeçarit që u gjet i pajetë mëngjesin e të dielës.

Ky vendim është marrë pasi kryebashkiakja e Sarandës Majlinda Qilimi është tezja e të miturit të ndjerë.

Kjo ka shtyrë kryeministrin të anullojë këtë vizitë në qytetin e Delvinës ku do të shikonte nga afër përfundimin e punimeve të Ujësjellësit.

Nga kjo zonë, Rama postoi nisjen e punës për hapjen e tunelit të Skarficës në segmentin Kardhiq-Delvinë, që është është njëherësh tuneli i turizmit në jug të vendit.

Tuneli i përket një aksi që eliminon kalimin nga Gjirokastra e nga Qafa e Muzinës në drejtim të Sarandës, duke e bërë kohën e shkuarjes nga Tirana në Sarandë në tri orë, nga katër që është aktualisht.