TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Menjëherë pas rrëzimit të dekretit të presidentit, për rishqyrtimin e ndryshimeve të njëanshme në Kodin Zgjedhor, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka dalë në konferencë për shtyp, për të konfirmuar refuzimin që mazhoranca i ka bërë edhe komisionerit të Zgjerimit në BE, Varhelyi. Ky i fundit, kërkoi që të pritet opinioni i "Venecias", përpara miratimit në Kuvend të Kodit Zgjedhor, gjë që Edi Rama e ka refuzuar.
Taulant Balla, përsëriti në konferencë, argumentat identike me të Ramës, se përse mazhoranca nuk do të presë Venecian dhe do të vijojë në rrugën e saj për të miratuar rregullat e lojës për zgjedhjet e ardhshme, në mënyrë të njëanshëm dhe pa konsensusin e opozitës jashtëparlamentare.
"Të shumta janë argumentat që komisioni ka përdorur për të rrëzuar arsyetimi e shprehur në dokumentin bashkëshoqërues të dekretit. Është e papranueshme dhe duhet refuzuar përpjekja e Ilir Metës, për ta future vendin në një spirale të rrezikshme dhe aventurë të papranueshme. Ilir Meta për asnjë moment, me këtë dekret nuk ka patur si qëllim të përmirësojë kuadrin ligjor zgjedhor, por si gjithmonë, pozicioni i tij ekstremist, ka qenë sabotimi dhe gjithçka e mundur, për të penguar zhvillim normal të zgjedhjeve të 25 prillit.
Për ne, Komisioni i Venecias, është gjithmonë i mirëpritur të sjellë opinion të pjekur, do të diskutohet nga të gjithë forcat politike dhe do të mbetet për t’u adresuar cdo cështje edhe përtej 25 prillit. Nuk kemi kohë të humabsim në një aventurë.
Implementimi i ligjit zgjedhor, kërkon kohën e vet, institucionet përgjegjëse kërkojnë kohën e tyre. Ne kemi një kod ku qytetarët, do të votojnë jo vetëm për subjektet, por edhe për kandidatët. Kjo është kohë e volitshme, e shkurtër, për të përgatitur procesin zgjedhor", tha Balla.
/TPZ.al/
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2020/10/27/rama-refuzon-prere-varhelyin-nuk-presim-asnje-sekonde-venecian-kodin-zgjedhor-do-te-miratohet/