AKTUALITET, 12 Qershor 2021, 12:00

“Matematika” nxjerr maturantët në protestë para ministrisë së Arsimit, bllokojnë rrugën: Bojkot testit të rradhës nëse nuk plotësohen kërkesat tona

“Matematika” nxjerr maturantët në protestë para

Testi i Matematikës ka bërë që maturantët të dalin në rrugë duke protestuar përpara Ministrisë së Arsimit këtë të shtunë, për shkak të pakënaqësisë në lidhje me modelin e testit me të cilin janë përballur.

Të rinjtë kanë bllokuar paraditen e sotme Rrugën e Durrësit, duke u ulur në shesh përpara ministrisë dhe paralajmërojnë bojkot të testit të radhës nëse kërkesat e tyre nuk dëgjohen.

E kërkesa e tyre lidhet pikërisht me uljen e pikëzimit pasi sipas tyre provimi ishte shumë i vështirë.

Pyetjes së gazetarit të Neës 24 se çfarë po kërkoni përmes kësaj proteste, disa maturantë iu përgjigjën kështu:

“Uljen e pikëzimit se provomi ishte tepër i vështirë. Ky ishte test universitar.

Kjo është mënyra jonë. Duam vlerësim”.

“Duam uljen e pragut të pikëve duke qenë se testi nuk i përmbahej modelit që kishte nxjerrë ministria në maj, nuk ishim përgatitur për ato lloj pyetjesh.

S’e di nëse është munduar të kontaktohet por besoj që kjo është mënyra më e mirë për të kërkuar të drejtën tonë e për të bërë një ndryshim”.

“Na ishte thënë që do i përmbahej modelit të nxjerrë nga ministria e Arsimit e u përballëm me një tezë që përmbanin 4-5 ushtrime me pikë që përbënin diferencën me atë tezë mundi i çdo nxënësi apo zyshe ka shkuar dëm”.

“Do qëndrojmë në rrugë deri sa të plotësohen kërkesat tona madje me shumë gjasë do bojkotojmë provimin e radhës nëse nuk plotësohen kërkesat tona. Kemi provuar për kontakt por fjala nuk na është dëgjuar për fat të keq”.