TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një intervistë televizive ka treguar dallimet mes Joe Biden dhe ish-presidentit të SHBA-ve Donald Trump.
Komenti në fjalë vjen pasi dy presidentët do të takohen më 16 qershor në Gjenevë.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se Bideni gjatë këtij takimi do të prekë temat si sulmet kibernetike që dyshohet se vijnë nga Moska, agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, burgosjen e disidentëve dhe çështje të tjera që i kanë tensionuar marrëdhëniet.
“Ne kemi një marrëdhënie dypalëshe që është përkeqësuar deri në pikën më të ulët viteve të fundit”, tha kreu i Kremlinit në një pjesë të intervistës për televizionin NBC.
Ai tha se ish-presidenti amerikan ka qenë “individ i jashtëzakonshëm, individ i talentuar, por impulsiv”, ndërsa, sipas tij, presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, është ndryshe në mënyrë drastike nga Trumpi, shkruan The Guardian.
“Është shpresa ime e madhe që po, janë disa përparësi, disa mangësi, por nuk do të ketë lëvizje të bazuara në impuls në emër të presidentit të tanishëm të SHBA-së”, tha Putini në intervistën për televizionin amerikan.