AKTUALITET, 22 Nëntor 2019, 14:31

Masterat, masturbimi televiziv dhe paaftësia që shitet si vlerë, moral dhe patriotizëm


Nga Ilir Demalia

Kurrë nuk kam kuptuar dhe do të kuptoj, shumë “intelektualë” që masturbohen në emisione të ndryshme televizive, ashtu si analistët që masturbojnë me njëri-tjetrin dhe me drejtuesin/en e emisionit, si koka të mëdha, jo vetëm në katundin Albanika por dhe në e Europë dhe më gjërë.

Me master-at që kanë mbaruar ketà në Europë dhe Amerikë si “eksellentë” janë aq të aftë, sa vijnë dhe jargajosen për një vend pune në administratë apo universitetet kioska si shitje diplomash me një rrogë sa 1/6 e punëvë më të rëndomta në perëndim.

Një njeri i aftë përse kërkon të futet në kazanin e një adminitrate që e vetmja punë që bën është ti thuash yes shefit dhe të rrupasësh thërrimet që len shefi?!!

Një i aftë përse bëhet pjesë e univeristeteve kioska me paga qesharake për të vënë firmën në pregatitjen e një armate injorance funksionale kur aftësia e tij/saj në perëndim mund të ketë jo vetëm të ardhura 20 herë së paku më shumë por edhe sfadifaksionin e punës prefesionale dhe intelektuale?!!

Një njeri me vlera dhe aftësi profesionale, pedagogjike apo edhe punë të tjera që krijon të ardhura për të jetuar një jetë të një niveli sëpaku mesatar në perendim dhe Amerikë, nuk kthehet në llumin e antivlerave në vrimën e fundit të kavallit jo vetëm Europian por edhe më tej.

Mosaftësinë për të perballuar perëndimin dhe shkuarjen në Shqipëri si paaftësi e përballjes me jetën në perëndim, mos e shisni si aftësi-atdhedashurie nëpër panele televizive se dukëni shëmtirë dhe skicofreni jo vetëm estetike por mashtruese si gjithë mashtrimi vetvetes mediatike dhe intelektuale.

Te aftit sfidojnë në vlera. Të paaftit i rrahin shpinën njëri-tjetrit në baltovina duke ngritur nivelin e llumit shoqëror. Kjo është “intiligjienca” media, kultura, arti sot në Shqipëri. Kur të pranohet kjo do të filloj të ulet niveli llumit. Kur të filloj mardhënia e sinqertë pa botoxe politike, mediatike, kulturore, intelektuale, do të filloj të bjerë niveli llumit dhe do dalin vlerat.