AKTUALITET, 22 Nëntor 2019, 12:08

Padia e Presidentit Meta për Ardian Dvoranin, ç’po ndodh në tre Prokurori

Padia e Presidentit Meta për Ardian Dvoranin, ç’po ndodh



Padia e Presidentit të Republikës Ilir Meta për kreun e Këshillittë Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani është dërguar në tre prokurori, ajo e Përgjithshme, e Krimeve të Rënda dhe e Tiranës.

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku e ka shqyrtuar padinë e Presidentit Meta dhe ia ka kaluar Prokurorisë së Tiranës për të vendosur nëse do të nisë apo jo hetimet.

Ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda ka 18 ditë afat për të shqyrtuar padinë e Presidentit, për të parë nëse është kompetente për regjistrimin e fillimit të hetimeve.