LIFESTYLE, 27 Qershor 2018, 12:11

Pas ndarjes nga Morena, shqiptarët kanë një kërkesë të veçantë për miliarderin iranian

Historia e dashurisë mes këngëtares shqiptare Morena Taraku dhe miliarderit iranin Sasha Sobhani ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike ditët e fundit. Mirëpo në momentin që lidhja e tyre u bë publike dhe u shfaqën më të dashuruar se kurrë, ata i dhanë fund lidhjes së tyre të dashurisë.

Një ndarje që u shoqëruar me shumë akuza dhe kundër akuza. Pasi Sasha dogji bizhuteritë dhe deklaroi se ishte i lumtur që ishte beqar,  Morena publikoi një status në Instastory ku e quante atë homoseksual.

Mirëpo me sa duket shqiptarët janë dashuruar me miliarderin iranian dhe pavarësisht se ai u nda nga këngëtarja shqiptare ata vazhdojnë t’i shkruajnë mesazhe dhe madje i kanë bërë edhe kërkesën për të ardhur në Shqipëri.

Ndërsa njëra prej fanseve i lutet që të vijë në Shqipëri, ajo i thotë: “Uh harrova që ti i urren shqiptarët”. Ndërkohë Sasha i është përgjigjur duke i thënë se kjo nuk është e vërtetë.

“Pse duhet ti urrej? Nuk është e vërtetë”, ishte përgjigja e Sashës.

Madje ai ka publikuar një status në Instastory ku tregon se ndalesa e tij e radhës do të jetë në Shqipëri.

“Ndalesa e radhës, Shqipëria. Së shpejti”, shkruan ai në statusin publikuar në Instastory.