BALLKAN, 30 Shtator 2018, 09:04

Marrëveshja e emrit me Greqinë, Maqedonia voton sot fatin e saj

Marrëveshja e emrit me Greqinë, Maqedonia voton sot fatin e saj

Ditën e sotme 1.8 milion njerëz me të drejtë vote në Maqedoni do ti drejtohen kutive të votimit për referendumin e emrit.

Sot qytetarët e Maqedonisë vendosin nëse janë dakord me marrëveshjen Maqedoni-Greqi për vendosjen e emrit të ri.

“A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e marrëveshjes së Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”, kjo është pyetja që u bëhet qytetarëve. Një ditë më parë votuan personat e dënuar, të sëmurët dhe të pamundurit. Të shtunën votuan gjithashtu edhe qytetarët e Maqedonisë që jetojnë jashtë vendit.

Votimi do të zgjasë deri në orën 19:00 të ditës së sotme. Votimi pro emrit të ri do ti japi mundësinë Maqedonisë të anëtarësohet në NATO dhe integrim në Bashkimin Europian.

TPZ.AL