TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Të shfrytëzohet momenti i zbehjes së koronavirusit dhe të shkohet në zgjedhje nga mesi i qershorit, më saktë më 14 qershor”, ky është qëndrimi i përbashkët i koalicionit “Mundemi” që u ndërtua gjatë mbledhjes së sotme në selinë e LSDM-së, në Maqedoninë e Veriut.
Ky qëndrim do të prezantohet të martën, në takimin e liderëve, shkruajnë mediat vendase.
“Erdhëm në përfundim se shtetit i nevojiten zgjedhje menjëherë pasi të krijohen kushtet për mbajtjen e tyre. Në rast se vazhdon të ulet infektimi kjo është më e mira nga aspekti shëndetësor dhe ekonomik. Është mirë të mbahen në kushte të tilla sepse nuk rrezikohet shëndeti i qytetarëve, posaçërisht pasi në vjeshtë pritet valë e re. Kjo do t’i jepte mundësi shtetit që më mirë të përgatitet për valën e re, me Kuvend dhe institucione funksionale”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.
Zaev theksoi se, kriza me koronavirusin ka lënë pasoja mbi ekonominë dhe për këtë shkak, sipas tij është i nevojshëm Kuvendi dhe Qeveria me legjitimitet të plotë që të mund të ndërmerren hapa për tejkalimin e saj.
“Shteti jonë me kohë i ndërmori masat dhe po e përballon mirë situatën me virusin, por nuk duhet të lirohemi dhe për këtë shkak apeloj që qytetarët t’ju përmbahen dhe të respektojnë rekomandimet”, theksoi Zaev, pas takimit.