TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zyrtarët e Koresë së Jugut kanë thënë se Koreja Veriore ka shkatërruar me bòmba zyrën ndërlidhëse mes dy vendeve.
Ky veprim erdhi vetëm disa orë pasi Koreja e Veriut i përsëriti kërcënimet me veprime ushtarake ndaj vendit fqinj, shkruan “BBC”.
Konfirmimi i shkatërrimit të zyrës vjen pas raportimeve të gazetës lokale “JoongAng Ilbo” se afër qytetit Kaesong është dëgjuar një shpërthim. Ky qytet shtrihet në Korenë Veriore, vetëm pesë kilometra larg kufirit me Korenë Jugore.
Zyra ndërlidhëse mes vendeve me marrëdhënie të brishta ka qenë e boshatisur nga janari i këtij viti për shkak të masave kufizuese që u morën për luftimin e përhapjes së koronavirusit.
Tensionet mes Koresë Veriore dhe Koresë Jugore kanë avancuar në javët e fundit dhe janë nxitur nga grupet e dezertorëve, të cilët nga Koreja Jugore dërgonin fletushka propaganduese në Korenë e Veriut.
Motra e liderit të Koresë Veriore, Kim Yo-jong, përmes një deklarate të publikuar në fundjavë kërcënoi se kjo zyrë do të shkatërrohej.
Dy vendet e kishin hapur zyrën ndërlidhëse pas bisedimeve mes liderëve Kim Jong-un të Koresë Veriore dhe Moon Jae-in të Koresë Jugore.