AKTUALITET, 3 Qershor 2020, 20:54

Manastirliu thirrje qytetarëve: Shmangni grumbullimet, mos harroni këto rregulla

Manastirliu thirrje qytetarëve: Shmangni grumbullimet, mos harroni

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, i bën thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin grumbullimet për të evituar përhapjen e koronavirusit.

Ajo ka ndarë një video sensibilizuese ku thelbësore janë katër këshilla për të shmangur infeksionin.

Grumbullimet masiv janë rrezik për përhapjen e Covid-19. Përdorni këndin e bërrylit sa herë kolliteni apo tështini. Përdorni maskën kur frekuentoni ambientet e mbyllura”, thuhet në mesazh.