TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Albin Kurti, në ditën e fundit të detyrë si kryeministër i Kosovës ka bërë një bilanc të katër muajve qeverisje, duke renditur ato që i quan suksese të partisë së tij.
Me anë të një videomesazhi për qytetarët e Kosovës Kurti e hodhi poshtë gjykimin e Gjykatës Kushtetuese duke e quajtur atë të papranueshëm.
Megjithatë, ai deklaroi se do të vazhdojë betejën duke premtuar se do rikthehet sërish shumë shpejt në krye të qeverisë së Kosovës.
“Sot janë bërë katër muaj që jam zgjedhur kryeministër dhe nesër nuk do jem më në këtë zyrë. Katër muaj të mirë me 213 vendime që e kanë bërë më të mirë qeverisjen në Kosovë. Që nga zgjedhjet e 6 Tetorit kemi treguar se jemi partia e parë në vend dhe Kuvend. Kemi dëshmuar se është e mundur të qeverisësh pa marrëveshje me listën serbe.
Kemi dëshmuar se mund të zvogëlohen pagat e qeveritarëve, se mund të menaxhohet pandemia pa panik dhe pa shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Kemi dëshmuar se mund të vendoset reciprociteti ndaj Serbisë e të ndihmohet Presheve.
Drejtorët shkarkohen edhe kur janë familjarë të drejtorit. Kemi dëshmuar se mund të arrihet pavarësia elektroenergjetike. Gjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese është e papranueshme. Kjo qeveri është e paligjshme. Kjo është qeveri koti. Nesër nuk do e bëj në parim dorëzimin. Ne vazhdojmë betejën. Do kthehemi përsëri e shumë shpejt”, u shpreh Albin Kurti.