AKTUALITET, 3 Qershor 2020, 18:33

Rritet sërish numri i fataliteteve nga COVID-19 në Itali

Rritet sërish numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali. Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj kanë ndërruar jetë 71 persona duke shkuar 33,601 numri total sipas të dhënave të Mbrojtjes Civile.

Të infektuarit e rinj janë 321 duke e çuar numrin rasteve pozitive në vend 233,836 persona. Aktualisht numri i rasteve pozitive në të gjithë vendin është 39,297. Pacientët e shtruar janë 5742, nga të cilët 353 në terapi intensive.

Lombardia vijon të jetë rajoni më i prekur në Itali. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 29 të vdekur, numër më i lartë se dje kur ishin 12.

Edhe numri i të infeltuarve është rritur në 24 orët e fundit dhe janë 237 raste positive, 50 më shumë se një ditë më parë ku ishin 187. Lajmi i mirë është se në 11 rajone të vendit nuk ka pasur asnjë viktimë në ditën e fundit.