AKTUALITET, 5 Qershor 2021, 16:25

Manastirliu jep lajmin e mirë, bie në mënyrë drastike numri i personave të infektuar: Dy persona me Covid-19 në 24 orë


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu jep lajmin se sot Shqipëria ka shënuar vetëm 2 raste të reja me COVID-19.

Ditën e djeshme Shqipëria shënoi 12 raste të reja, ndërkohë edhe sot nuk ka asnjë viktimë nga COVID-19.

Që prej fillimit të pandemisë Shqipëria nuk ka shënuar një shifër kaq të ulët teksa me fillimin e verës edhe numrat po bien afër 0.