TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 57-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spital për shkak të dëmtimeve të marra pasi kishte rënë nga lartësia.
Lajmi është konfirmuar nga policia e Tiranës, të cilët njoftojnë se H.L 57-vjeç në Bathore të Kamzës, ka rënë aksidentalisht nga lartësia e banesës së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur me datë 2 qershor, ndërsa ai ka ndërruar jetë dy ditë më vonë në spital.
Njoftimi i policisë:
•Me datë 02.06.2021, në Bathore, ka rënë aksidentalisht nga lartësia e banesës së tij shtetasi H. L., 57 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spital.