TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekretari i Përgjithshëm, i LSI Endrit Braimllari, duke komentuar ngjarjet e fundit kriminale në vend, thotë se ato janë tregues i “mungesës së funksionimit të Policisë së Shtetit e cila është kthyer në një strukturë politike në shërbim të krimit elektoral dhe jo në funksionin e saj të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike”.
Në një postim në rrjetet sociale, Braimllari thotë se Policia e Shtetit “eshte nen kembet dhe urdherat e krimit te organizuar”.
Postimi i plotë:
Rendi dhe Siguria Publike eshte rrezikuar nga perdorimi politik i Policise se Shtetit ne masakren zgjedhore te 25 prillit.
Policia e Shtetit u perdor si kurre me pare si nje strukture e Rilindjes e cila ishte ne funksion te krimit te organizuar ne mbeshtetje te perfaqesuesve te partise shtet ne çdo bashki te vendit.
Policia e Shtetit eshte nen kembet dhe urdherat e krimit te organizuar.
Ngjarjet e fundit ne vend, me nje numer te larte vrasjesh dhe atentatesh ne kryeqytet por dhe ne qytetet kryesore te vendit tregojne qarte mungesen e funksionimit te Policise se Shtetit e cila eshte kthyher ne nje strukture politike ne sherbim te krimit elektoral dhe jo ne funksionin e saj te ruajtjes se rendit dhe sigurise publike.