TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i opozitës, Lulzim Basha, është i ftuari i mbrëmjes së sotme në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.
Duke folur për gazetarin Çim Peka, Basha është shprehur se paketa me pesë propozime e opozitës është e duhura për të nxjerrë vendin nga kriza ku ndodhet.
‘PD është e para forcë politike që ka propozuar votën e emigrantëve dhe nuk ka asnjë tërheqje për të. 5 pikat janë procesi i reformës zgjedhore.
Kemi lancuar shumë propozime. Votën e emigrantëve e kemi lancuar që në vitin 2009. Ne nuk kemi parashtruar kushte, por rrugën, procesin ku kushti kryesor është transparenca.
Unë personalisht jam partizan i sistemit mazhoritare.
Ne këtu nuk ka solli sistemi. Për herë të 3-të OSBE-ODIHR thotë se legjislacioni është i mjaftueshëm për të zhvilluar zgjedhje të lira. Nuk e ka fajin kodi zgjedhor për dosjen 184, apo dosjen Gjushi. Këto janë çështje të vullnetit politik. Pa vullnet politik sado të forcosh kodin zgjedhor dhe kodin penal, njësoj ndodh’, tha Basha në SYRI TV.