LIFESTYLE, 30 Tetor 2017, 10:02

Mamaja e Bjordit: Adela një gjë nuk e bëre mire zemra ...

Mamaja e Bjordit: Adela një gjë nuk e bëre mire zemra ...

Mes qindra dedikimeve për Adelajdën, ish-banoren e Big Brother, nuk ka munguar dhe një status nga e ëma e Bjordit, ish-partnerit të gazetares.

Antoneta Nushi, mes dhimbjes i drejtohet Adelajdës, duke i thënë se vetëm një gjë nuk ka bërë mirë: Që s’ka menduar për të ëmën, të cilën e kishte mbretëreshën e saj.

“Me dhimbjen që nuk ma përballon shpirti, po te shkruaj e dashura Adelajda..

Ti hyre në jetën tonë, me çiltërsinë tënde, dhe le aty vetëm dashuri….

Ishe një nga krijesat më speciale dhe më korrekte që kam njohur deri tani dhe do të mbetesh gjithmonë në shpirtin tim si modali i vajzës se vërtetë Shqiptare.. Një gjë nuk e bëre mire zemra ime….nuk mendove për mamin tënd që të kishte pikë të dobët e siç e thërrisje ti (mbretëresha ime).

Nuk dua ta besoj akoma ikjen tënde kështu pa pritur, por jam e bindur, që zoti te cilin ti è besoje dhe è doje shumë, të përzgjodhi për veten e tij.

Sigurisht atje në parajsë do te shkëlqesh si nje YLL dhe do të jesh Engjëlli më i bukur dhe më i vlefshëm..

I pa harruar kujtimi yt….

Te puth fort.

Adelajda Xhamani,” shkruan Nushi.