TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel viziton Rusinë më 20 gusht për bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin konfirmuan zedhenesit e dy qeverive, ruse dhe gjermane.
“Në takim do të diskutohet për bashkëpunimin në fusha të ndryshme dhe gjendjen aktuale të marrëdhënieve dypalëshe. Ata do të marrin në konsideratë një numër çështjesh ndërkombëtare dhe rajonale”, thuhet në njoftimin e Kremlinit.
Vizita e fundit e Kancelares gjermane në Moskë u be në janar të vitit 2020, e prej asaj kohe, lideret kane zhvilluar bisedime telefonike mes tyre.
Takimi do të mbahet në një kohë që raportet jane të tensionuara mes Rusisë dhe Gjermanisë.
Një sërë çështjesh kanë ndikuar në këto tensione, përfshirë helmimin me një agjent nervor të politikanit opozitar rus, Aleksei Navalny në gusht të vitit 2020, pastaj vrasjen e vitit 2019 në Berlin të një qytetari gjeorgjian me origjinë çeçene, për të cilën Berlini e ka fajësuar për Moskën, dhe një sulmi kibernetik të vitit 2015 kundër parlamentit gjerman.
Merkel është drejt fundit të mandatit të saj të katërt si kancelare dhe do të largohet nga detyra pas zgjedhjeve qe do te mbahen më 26 shtator.