AKTUALITET, 17 Dhjetor 2019, 09:15

Makina përplas 17 vjeçaren në aksin Lezhë-Milot, prangoset shoferi

Makina përplas 17 vjeçaren në aksin Lezhë-Milot, prangoset


Një vajzë 17-vjecare është përplasur nga një automjet sot në aksin Lezhë-Milot.

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:45 , në autostradën Lezhë-Milot, tek “Kryqëzimi i Rriles”.

“Automjeti me drejtues shtetasin F.D., ka përplasur shtetasen Xh.D.,17 vjeçe, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal të Lezhës”- njofton policia, duke shtuar se shoferi është shoqëruar në komisariat.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:45 , në autostradën Lezhë-Milot, tek “Kryqëzimi i Rriles”, automjeti me drejtues shtetasin F.D., ka përplasur shtetasen Xh.D.,17 vjeçe, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal të Lezhës.

Drejtuesi i automjetit shtetasi F.D. është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Foto ilustruese)