LIFESTYLE, 29 Tetor 2019, 22:08

Mahniti jurinë greke me këngën “Lule lule”, flet vajza nga Ukraina: Ja pse zgjodha këngë shqiptare

Mahniti jurinë greke me këngën “Lule lule”, flet

Angelina Statyeva, nga Ukraina, këndoi në “The Voice of Greece” një pjesë të këngës arbëreshe “Vajta kalova gjithë Kalabrinë”, të cilën e njohim ndryshe edhe si “Lule lule”.

Nisur nga Instagrami i saj, Angelina nuk ka ndonjë lidhje të fortë me Shqipërinë, por megjithatë, e kontaktuar nga Anabel, ajo tregoi se arsyeja pse zgjodhi një këngë shqiptare lidhet me admirimin për kulturën e pasur të Ballkanit, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Ajo kur i tha jurisë se kënga ishte shqiptare ata u habitën dhe e pyetën nëse dinte shqip. Angelina u tha se i pëlqeu shumë kënga dhe vetëm tekstin e saj kishte mësuar.

Por pavarësisht vështirësive në shqiptimin e frazave, që është mëse e kuptueshme, këngëtarja ia doli të tërhiqte vëmendjen e jurisë së përbërë nga Eleonora Zouganeli, Panos Mouzouraki, Elena Paparizou dhe Sakis Rouvas, si dhe të publikut.

U pa dhe një farë xhelozie te juria, kur mësuan se kënga e saj ishte në shqip, aq sa e pyetën nëse ishte i pëlqenin këngët greke dhe a ishte ajo gati të këndonte një të tillë.