LIFESTYLE, 29 Tetor 2019, 14:12

FOTO/ ‘S’të vjen turp, s’le emision pa dalë’, plas sherri me Aulona Mustën, Rezarta Shkurta injoron dyshen e “Thumb”


Rezarta Shkurta është një prej personazheve më të përfolur të showbizzit shqiptar.

Teksa shpenzon pjesën më të madhe të kohës në biznesin e saj, “Hera” Rezarta është edhe shumë aktive në rrjetet sociale ku poston jo vetëm momente nga puna e saj por edhe nga jeta familjare.

Së fundmi ajo ka publikuar një bisedë nga Whats App, që ka bërë me dy moderatoret e njohura Fatma dhe Aulona.

“O Rezarta Shkura, o …biznesmene si je? Si po shkon andej Po mirë s’të vjen turp që ke dalë në çdo emision, vetëm tek shoqet e tua s’ke dalë kurrë! Ua kjo është e turpshme”

Ndër të tjera Aulona i shkruan se meqë ke hapur edhe ‘Herën” në Prishtinë të ftojmë edhe në “Ora News”.

“Do na vish? Nëse nuk vjen nuk je më shoqja jonë”-i shkruan Aulona Rezartës.

Ndërkohë Rezarta u është kthyer vetëm me të qeshura, dhe iu lë mesazhet ‘seen’.

Ndërkohë të shohim nëse Rezarta do të shkojë në emisionin Aulonës dhe Fatmës apo jo.