TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një trup i pajetë është gjetur në kanalin e Amsterdam-Rhein pranë Nigtevechtit, në Holandë. Sipas medieve vendase trupit i pajetë i përket Festim Latos, Presidentit të vetëshpallur të Republikës së Çamërisë.
Mediet holandeze raportojnë se viktimat u gjet nga një kalimtar i cili vuri re diçka po lundronte në ujë. Por në fakt ishte trupi i pajetë i një shqiptari. Nuk dihet ende sesa ditë mund të qëndruar trupi i pajetë në ujë. Theksojmë se Policia holandeze nuk e ka konfirmuar ende këtë lajm.
Kush është Festim Lato?
Festim Lato ishte shqiptar nga Vlora që punonte dhe jetonte në Holandë prej 25 vitesh. Republikën e Çamërisë, Lato, e shpalli më 30 tetor të vitit 2016.
Ai është dënuar disa herë për mashtrim, pas denoncimeve nga shumë persona. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë ai është denoncuar dhe akuzuar për mashtrim me mijëra euro. Madje edhe mediet holandeze shkruajnë se ai kishte marrë boxh shumë të mëdha parash.