AKTUALITET, 22 Korrik 2019, 10:32

KLP nis plotësimin e boshllëqeve, cakton drejtuesit në disa prokurori të vendit (Emrat+lëvizjet)

KLP nis plotësimin e boshllëqeve, cakton drejtuesit në disa



Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, janë caktuar dhe disa prej drejtuesve të përkohshëm në disa prej prokurorive të vendit.

Kështu me shumicë votash në mbledhjen e KLP-së u vendos që Isa Jata, prokuror nё Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranё, të jetë nё pozicionin e prokurorit nё Prokurorinё pranё Gjykatёs sё Apelit tё Krimeve tё Rёnda.

Julian Çafka caktohet drejtues në prokuroinë Gjirokastër, për një periudhë tremujore.

Prokurori Altin Dumani, i cili kanidadati i renditur me pikët më të larta për SPAK, u caktua drejtues në prokurorinë pranë gjykatës së apelit të krimeve të rënda.

Rozeta Qirjaçi u caktua në funksionin e  Drejtueses në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçё.

Irena Çunoti u caktua në funksionin e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçё.