AKTUALITET, 12 Qershor 2020, 20:10

“Lulet e Lindjes”, pranga për trafikantët shqiptarë të kokainës në Itali

“Lulet e Lindjes”, pranga për trafikantët shqiptarë

Një organizatë kríminale e dedikuar për trāfikimin e drōgës u godit nga policia italiane në Asti, ndërsa operacioni u kodua “Lulet e Lindjes”. Gjatë hetimit, u kryen dhjetëra kërkime duke hetuar 42 persona.

Organizata përbëhej nga italianë dhe shqiptarë që banonin në Asti. Kōkaina blihej nga shqiptarët, ndërsa një anëtar italian i bandës kríminale e shpërndante atë tek tregtarët e vegjël.

Nga operacioni u arrestuan pesë persona, ndërsa janë vënë nën akuzë 24 persona gjithsej. Policia lokale ka zbuluar 3.5 kg drōgë, ndërsa janë identifikuar 12,000 furnizime me kōkainë.

Mediat lokale italiane shkruajnë se drōga importohej nga Shqipëria dhe kishte një treg të lehtë në sheshet e zonës së Asti, veçanërisht në ato të Nizës dhe Canellit.

Aktiviteti hetimor, i drejtuar dhe koordinuar nga Prokurori Publik i Asti, nisi në janar 2019.