AKTUALITET, 12 Qershor 2020, 19:17

“Dua të të takoj…”/ Motra e Hekuran Billës tregon telefonatën e fundit me të vëllanë para vrāsjes

“Dua të të takoj…”/ Motra e Hekuran Billës

Motra e Hekuran Billës, personi i fundit që ia dëgjoi zërin para ekzekutimit, ka treguar telefonatën që patën mbrëmjen e kaluar.

Përballë grupit hetimor, motra e Billës ka rrëfyer se gjatë sekondave të pakta, biznesmeni 40-vjeçar i kishte kërkuar që ta takonte, por kjo gjë nuk u realizua kurrë.

Më telefonoi, më tha se donte të më takonte. Dua të të takoj, më tha,”– mësohet të ketë thënë ndër të tjera, motra e të ekzekutuarit, Hekuran Billa.

Pas kësaj telefonate, Billa mori rrugën për te qendra “Kristal”, ku është punon e motra, por nuk mbërriti kurrë. Në orën 21:48, biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit ‘BMW X6”, nga ekzēkutori dhe pas disa sekondash ishte i vdekur.

Nuk dihen ende motivet për këtë ngjarje të rëndë, por bazuar në të shkuarën e 40-vjeçarit, dyshohet se një prej shkaqeve mund të jenë pazaret e drōgës, ose vrāsja që ka kryer para 12 vitesh.

Hekuran Billa është i përfshirë në trafikun e drōgës në Angli dhe në rrjetin e prōstitucionit. Në vitin 2006 ai ka ekzēkutuar me armē zjarri personin e identifikuar si Prel Marku, ngjarje për të cilën ishte dënuar me burgim të përjetshëm.