TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Plazhi i famshëm në Rio de Janeiro, Copacabana, u shndërrua “në një varrezë masive”, pasi një organizatë lokale zhvilloi një protestë ndaj qeverisë, e cila po akuzohet se nuk po përgjigjet si duhet ndaj pandemisë së koronavirusit.
Prandaj për këtë shkak është shumë e vështirë edhe situata e varrimit të viktimave të koronavirusit, pasi numri është teje i lartë e sa vjen dhe rritet.
Anëtarët e një organizate jo qeveritare filluan të gërmojnë njëqind varre në rërë, vendosën disa kryqe dhe flamuj të Brazilit për të theksuar numrin e lartë të vdekjeve nga COVID-19.
Kujtojmë Brazili është shteti dytë në botë pas SHBA-së më i prekur nga koronavirusi. Deri tani në Brazil janë regjistruar 802,828 të infektuar me koronavirus nga të cilët kanë ndërruar jetë 40,919 persona.
